Ekzorcisti i sulmuar nga ‘shpirtrat e ligë’ thotë është i tmerruar nga festa Halloween

Ekzorcisti i sulmuar nga ‘shpirtrat e ligë’ thotë është i tmerruar nga festa Halloween

15:40, 27/10/2023
A+ Aa A-

Shumë njerëz janë bindur ta konsiderojnë festën e Halloween si nje celebrim ëmbëlsirash apo kostumesh të frikshëm ‘të frymëzuar nga filmat horror’.

Por për punonjësin e kujdesit Ian Griffiths, kjo është një ditë tmerri pasi ai e di se do të ketë shumë thirrje për ndihmë nga të njohur e të panjohur.

Kjo për arsye se britaniku 56 vjeçar përveç punës së përditshme të kujdesit ndaj të moshuarve, është dhe një ekzorcist (largues i shpirtrave të këqinj) që i pastron ato nga trupi apo shtëpitë e njerëzve. Ai thotë se rituale te errësirës si kjo feste frymëzon aktivitetin e tyre.

Gjatë më shumë se 20 viteve që merret me fantazmat, ai ka parë episode ku shpirtrat e kanë goditur me objekte, kanë tentuar ta mbysin ose ta gërricnin.

Ian, nga Derbyshire në verilindje të Anglisë, thotë se ka ndihmuar në largimin e “qindra shpirtrave” dhe tani po përgatitet për volumin e punës që vjen zakonisht në ditët post-Halloween.

Ai tha për të përditshmen vendase ‘The Sun’: “Në këtë kohë të vitit shumë njerëz më shkruajnë ose telefonojnë për ndihmë pasi kanë shkuar të festojnë këtë ditë që nuk ka asgjë për të festuar, pasi kanë luajtur me simbolet e të ligës ose kanë pirë alkool”.

“Njerëzit duhet të dinë se nuk luhet me këto gjëra nëse nuk ke mbrojtje, ata mendojnë se është një lojë por për të tjerë, më të fuqishëm se ata nuk është fare lojë, dhe mund të përfundojnë të lënduar”.

“Për shembull kur shihni pllakata Ouija ato hapin dyert për anë të tjera, mund të bllokojnë shpirtrat, t’i trazojnë ato dhe gjërat mund të përfundojnë keq”.

“Shpirtrat mund të marrin kontrollin e jetës tuaj deh ta kthejnë atë në ferr. Ata mud të bëhen të egër, edhe fizikisht, nuk janë diçka e bukur për t’i pasur pranë”.

Ian kujtonte disa muaj më parë kur u thirr për ndihmë nga Samantha e Rich Perry, në qytezën Burton-on-Trent, që kishin eksperienca të frikshme kur u vendosën në shtëpinë e re.

“Ishte një rast shumë i keq. Shpirti po i thithte energjinë dy anëtarëve të çiftit dhe ata debatonin shpesh”.

“Shpirti lig duket se kishte rënë në dashuri me Samantha dhe e donte për vete, e ndiqte në dush apo kur ndërrohej, ishte tmerruese për të.”

“Ai bënte gjithçka të largonte bashkëshortin e saj, tentonte t’i pengonte frymëmarrjen ose e provokonte. Unë u detyrova të shkoj dy herë atje derisa e përzura”.

Ndërsa në vitin 2021 ai kujton sesi duhet të largonte një shpirt të lig që “sulmonte fizikisht” një nëne dhe bijën e saj në Derbyshire.

Leah Lewis, asokohe 21 vjece, thoshte se fantazma e kishte sulmuar duke i lënë gërvishtje.

Ndërsa nëna e saj Colette, 46 vjeçe, tha se e kishin bllokuar në krevat me një forcë misterioze që nuk e linte të lëvizte.

Ato më pas thirrën Ian i cili thotë se dëshmoi të kishte parë shpirtin e një burri të dobët, të gjatë e pa flokë.

Ian beson se burri ishte vrarë disa vjet më parë në zonë dhe tashmë kalonte dhe në botën reale.

Pak e shumë si nëpër filma, Ian thotë se shpirtrat mund të ndryshojnë pamjen e tyre, janë të aftë të thithin energjinë e njerëzve duke i lënë të ngathët, ose t’i lënë ato me plagë të lehta.

Ian shton se disa prej tyre mund të gjejnë energji të godasin me objekte si karrige ose të shkaktojnë dhimbje, por ndërgjegjësimi ndaj tyre dhe refuzimi i sjelljeve që i nxisin ato, është çelësi i largimit dhe çlirimit të personave të shënjestruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco