Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pasi Britney Spears tregoi se Justin Timberlake i ka kërkuar të abortojë fëmijën e tyre, këngëtari bën veprimin e papritur!

Pasi Britney Spears tregoi se Justin Timberlake i ka kërkuar të abortojë fëmijën e tyre, këngëtari bën veprimin e papritur!

14:20, 27/10/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Justin Timberlake kohët e fundit ka marrë një vëmendje të veçantë për kujtimeve që ish-partnerja e tij Britney Spears ka zbuluar në librin e saj “The Woman in Me”.

Kjo e fundit përmes këtij libri pretendon se këngëtari i ka kërkuar që të abortojë fëmijën që ata kishin së bashku, ndërsa pas këtij lajmi fansat kanë shpërthyer kundër Timberlake.

Mirëpo së fundmi artisti ka vendosur që të ndalojë komentet në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtojmë që Spears dhe Timberlake kishin lidhje nga viti 1999 deri në vitin 2002.

“Ishte një surprizë, por për mua, nuk ishte një tragjedi. E doja shumë Justin. Gjithmonë prisja që një ditë të kishim një familje së bashku. Kjo do të ishte shumë më herët nga sa e kisha parashikuar. Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj.

Për shkak të famës së tyre, Spears dhe Timberlake vendosën që për të mbajtur të fshehtë shtatzëninë dhe abortin, procedura duhet të bëhet në shtëpi. Ishte e rëndësishme që askush të mos merrte vesh për shtatzëninë apo abortin, që do të thoshte të bëje gjithçka në shtëpi. Vazhdova të qaja dhe të qaja derisa mbaroi gjithçka. U deshën orë të tëra dhe nuk e mbaj mend si përfundoi, por e mbaj mend, njëzet vjet më vonë, dhimbjen dhe frikën.”- tha kohë më parë Spears.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco