Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Pothuajse vdiqa!' Pink kujton periudhën e errët nga mbidoza: Prindërit e mi urrenin njëri-tjetrin

'Pothuajse vdiqa!' Pink kujton periudhën e errët nga mbidoza: Prindërit e mi urrenin njëri-tjetrin

19:53, 24/10/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja Pink reflektoi mbi vitet e saj të trazuara të adoleshencës, duke rrëfyer përdorimin e drogës, shitjen e drogës dhe një mbidozë gati fatale, shkruajnë mediat e huaja. Këngëtarja krahasoi përvojat e saj të kaluara me jetën e saj aktuale, duke treguar një ndryshim të rëndësishëm që nga fillimi i karrierës së saj muzikore në vitin 2000.

Pink përshkroi incidentin që ndodhi në nëntor 1995, ku pranoi se ajo "pothuajse vdiq", pasi kujtoi se kishte marrë një përzierje të rrezikshme droge, një koktej droge që pati një efekt katastrofik.

"Unë u rrita në një shtëpi ku çdo ditë prindërit e mi I bërtisnin njëri-tjetrin, urrenin njëri-tjetrin. U përfshiva në trafikimin e drogës. Unë shisja drogë, dhe më pas më nxorën nga shtëpia. E lashë shkollën e mesme. Isha jashtë binarëve", -tha Pink.

Alecia Beth Moore, emri i vërtetë i Pink, jo vetëm që ka kapërcyer të kaluarën e saj sfiduese, por është bërë gjithashtu një frymëzim për shumë njerëz. Këngëtarja ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj, Carey Hart.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco