Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Familja e Celine Dion mohon se këngëtarja është në karrocë, videoja që po bën xhiron e rrjetit habiti fansat e saj

Familja e Celine Dion mohon se këngëtarja është në karrocë, videoja që po bën xhiron e rrjetit habiti fansat e saj

19:33, 24/10/2023
A+ Aa A-

Pothuajse një vit më parë, Celine Dion qëndroi para kamerës dhe me lot në sy zbuloi diagnozën e saj me një çrregullim të rrallë autoimun, “Stiff Man Syndrome”.

Ashtu siç pritej, këngëtarja e madhe ka anuluar të gjitha koncertet e saj të planifikuara dhe miliona fansa të saj në mbarë botën shpresojnë në një mrekulli pasi është një moment shumë i rëndësishëm për të.

Motra e saj Claudette Dion foli për uebsajtin kanadez showbizz.net për gjendjen shëndetësore të motrës së saj më të madhe, duke mohuar që ajo është në karrige me rrota ose se ka kancer, siç sugjerojnë lajmet e rreme.

Më herët u publikuan video të një gruaje me aftësi të kufizuara e ulur në karrocë në dasmën e djalit të saj. Ngjashmëria e saj me Dionin bëri që shumë njerëz të supozonin se ajo është këngëtarja e madhe dhe lajmet e rreme u përhapën.

A mori pjesë Celine Dion në dasmën e djalit të saj me karrocë?!

Ajo tha konkretisht: “E di që shkoi në Denver disa herë, sepse atje ka mjek të mëdhenj dhe ne bëjmë kryqin tonë. Kjo është gjithçka që mund të bëjmë. Për t’i thënë se e duam shumë dhe i urojmë më të mirat”. Sipas saj, Celine Dion raportohet se është optimiste dhe se ajo ka thënë: “Do ta kalojmë këtë, dëgjoj gjithçka që më thonë dhe e bëj me nderimi fetar, sepse dua të kthehem, kjo është e sigurt”.

Ajo vazhdoi, duke iu referuar mesazheve që këngëtarja e madhe ka marrë nga publiku i saj, duke thënë: “Kemi pasur disa mesazhe të bukura dashurie dhe po mundohemi sa më shumë që ajo t’i marrë. Sepse e di që moralisht, mendërisht, ajo është e fortë. Ajo nuk është aspak e dëshpëruar, përkundrazi është e mbushur me gëzimin e jetës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco