Nga 'kombinimi' me Justin tek shtatzënia, Hailey Bieber sqaron shumëçka

Nga 'kombinimi' me Justin tek shtatzënia, Hailey Bieber sqaron shumëçka

19:15, 24/10/2023
A+ Aa A-

Hailey Bieber nuk tha asgjë këtë verë kur, për javë të tëra, njerëzit në internet spekuluan se ajo mund të ishte shtatzënë.

Megjithatë, heshtja e saj nuk do të thoshte se ajo nuk shqetësohej nga thashethemet e rreme. Ajo ndau pikëpamjen e saj në një intervistë të re për GQ, duke theksuar se ditën kur ajo të jetë shtatzënë, publiku do të jetë i fundit që do ta mësojë.

“Kohët e fundit, të gjithë po thonë “ajo është shtatzënë” dhe kjo më ka ndodhur edhe më parë. A nuk mund të jem e fryrë një herë dhe të mos jem shtatzënë?! Kur të vijë dita që kjo të jetë e vërtetë, ju, në internet, do të jeni të fundit që do ta merrni vesh.

Është diçka që do të vijë kur të vijë. Dhe është sinqerisht kaq qesharake se sa shumë shqetësohen njerëzit për këtë. Më lejoni të bëj atë që dua të bëj me trupin tim dhe ju gjithashtu mund të bëni atë që dëshironi me trupin tuaj,”-tha Hailey.

Më tej ajo u ndal edhe tek veshja virale e saj dhe e Justin Bieber në eventin e Rhode disa javë më parë. Kujtojmë që Hailey dukej shumë elegante me një fustan të kuq, ndërsa këngëtari u shfaq me kostum sportive dhe shapka.

Për këtë modelja tha: Është shumë qesharake sepse shoh shumë njerëz që flasin për këtë. Ai mund të dëshirojë të veshë pantallona të gjera në darkë, ndërsa unë mund të dua të vesh një fustan të shkurtër sepse kështu ndihem në atë moment. Ne nuk është se ulemi para se të dalim dhe themi: Pra, unë do të vesh këtë dhe ti vish atë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco