'Njerëzit nuk duhet të më ngacmojnë se pastaj…'/ Kë po paralajmëron Dafina?

'Njerëzit nuk duhet të më ngacmojnë se pastaj…'/ Kë po paralajmëron Dafina?

19:09, 24/10/2023
A+ Aa A-

Dafina Zeqiri ka gjetur një hobi të ri. Të mbledhë gjithë fansat e saj dhe të bisedojnë në “broadcast channel” në Instagram. Këtu ajo ndan me ndjekësit momentet kryesore të karrierës së saj. Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja bëri publik emrin e albumit të saj më të ri “The Absolute” , i cili pritet të dalë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Ky album përmban 15 këngë por këngëtarja ka treguar se do punojë fort që të shtojë edhe pesë këngë të tjera.

Në bisedë me ndjekësit ajo është shprehur se njerëzit nuk duhet ta ngacmojnë se në të kundërt ajo shkon dhe shpërthen në studion muzikore.

“Çfarë kënge kam bërë sot. Njerëzit nuk duhet të më ngacmojnë se pastaj e nxjerr inatin në studio”, shkruan këngëtarja në “broadcast channel”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco