Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

The Rock i indinjuar me muzeun: Më nxini pak më shumë

The Rock i indinjuar me muzeun: Më nxini pak më shumë

18:14, 24/10/2023
A+ Aa A-

Një muze në Francë bëri me dije se tashmë e ka rregulluar statujën e dyllit të aktorit të njohur Dëayne Johnson, pasi “The Rock” u ankua se ajo ishte shumë e zbehtë në krahasim me ngjyrën e tij të lëkurës.

Në fillim të këtij muaji, muzeu “Grevin” në Paris, prezantoi me krenari statujën e keçistit të kthyer në aktor, por sapo vizitorët e parë e panë nisën të shfaqnin pakënaqësi për ngjyrën e lëkurës së tij.

Kritikave iu bashkua dhe vetë “The Rock” i cili kërkoi nga drejtuesit e muzeut që të bënin disa rregullime, duke filluar nga ngjyra.

Muzeu Grevin pranoi se komentet e The Rock ishin të sakta dhe tha se stafi punoi gjatë natës për të ndrequr tonin e lëkurës të figurës së dyllit, duke shtuar se bardhësia në statujë ishte shkaktuar në fakt nga ndriçimi i tepërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco