Paris Hilton reagon e prekur për komentet fyese ndaj djalit të saj

Paris Hilton reagon e prekur për komentet fyese ndaj djalit të saj

15:49, 24/10/2023
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Paris Hilton publikoi një foto me djalin e saj Phoenix dhe të gjithë nisën të komentonin se diçka nuk shkonte me përmasat e kokës së tij. Sado jo normale të jetë njerëzit ‘tallën’ një bebe dhe Paris u detyrua të bënte një reagim.

Me një mesazh publik, e prekur, Hilton thotë se në jetë ka punuar për të krijuar një ambient ku gjithsecili të respektojë dhe dhurojë dashuri ndaj tjetrit, ndërsa i ka quajtur të papranueshme dhe jo normale komentet ndaj djalit të saj, për të cilin thotë se gëzon shëndet të plotë dhe se për të ai është personi më i rëndësishëm.

 “Jetesa në vëmendjen e publikut i bën komentet të pashmangshme, por të merren me fëmijën tim, ose me të kujtdo tjetër, është e papranueshme. Kjo më lëndon më shumë seç mund ta përshkruaj. Kam punuar shumë që të kultivoj një ambient që ka dashuri, respekt dhe pranim dhe pres të njëjtën gjë në këmbim. Phoenix është bota ime dhe është bekimi më i madh në jetën time. Çdo ditë me të më kujton se cilat gjëra kanë vërtet rëndësi”, shkruan ajo. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco