Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Heidi Baci kthehet në ‘Grande Fratello’ me akuza për Varresen

Heidi Baci kthehet në ‘Grande Fratello’ me akuza për Varresen

15:46, 24/10/2023
A+ Aa A-

Shqiptarja Heidi Baci, e cila u largua nga ‘Grande Fratello’ pas takimit me babain e saj Gentin, është rikthyer në shtëpinë e famshme ku është përballur me aktorin,  Massimiliano Varrese, me të cilin nisi një histori dashurie.

Rikthimi i saj këtë herë nuk ishte si banore por për të shpjeguar arsyet që e shtynë të largohej nga programi dhe raportin e saj me Massimilianon. Ajo i kërkoi Varreses mos të fliste më për të dhe babanë e saj dhe se nuk dëshironte që të mbante më kontakt me aktorin.

“Nuk më pëlqen sepse ai nuk e kuptoi ‘Jo’ që i thash. Ky individ është një person shumë i hutuar, më herët foli për terror ndaj babait tim, tani ka thënë që e dua. I mungojnë shumë copa. E kuptova sa shumë më manipuloi. Tani kam shumë inat por jo ndaj dikujt por ndaj vetes. Ka vënë vazhdimisht vajzën e tij përballë meje duke më thënë se kam një vajzë dhe po mundohesha ta mbroja. Nëna ime përjetoi keq situata që nuk ishin normale”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco