E tallën keq, Dwayne Johnson i kërkon muzeut në Paris ta ndërrojë skulpturën e tij prej dylli

E tallën keq, Dwayne Johnson i kërkon muzeut në Paris ta ndërrojë skulpturën e tij prej dylli

12:21, 24/10/2023
A+ Aa A-

“The Rock” nuk është aq i kënaqur me muzeun francez, Le Musée Grévin. Në një postim në Instagram, Dwayne Johnson tha se ekipi i tij ishte lidhur me Muzeun Grévin për të kërkuar ndryshime pasi statuja prej dylli e aktorit u tall në internet.

Johnson e publikoi vetë një video të komedianit James Andre Jefferson Jr. tek komentonte tërë humor dhe ironi atë shtatore dhe e përmblidhte me fjalët se muzeu i Parisit e bëri “The Rock - Shkëmbin” të dukej si "Guralec".

"A jeni ndjerë kështu të gjithë kur humbët Sirenën e Vogël?" – bëri shaka më tej Jefferson, ndërsa vazhdonte kritikat.

Dhe aktori Johnson e vendosi: “Unë do të bëj që ekipi im të kontaktojë miqtë tanë në Muzeun Grevin, në Paris, Francë, në mënyrë që të mund të punojmë për ta përpunuar statujën time të dyllit këtu me disa detaje dhe përmirësime të rëndësishme – duke filluar që nga ngjyra e lëkurës sime. Dhe herën tjetër që të jem në Paris, do të ndalem dhe do të pi një gotë me veten time.”

Muzeu Grévin tha se ishte duke "e ripunuar" statujën e yllit amerikan dhe se një version i ri do të zbulohej sot, më 24 tetor.

"Ata do të punojnë gjithë natën për të në mënyrë që të jetë më në përputhje me pritjet e tifozëve të tij", tha Yves Delhommeau, menaxher i përgjithshëm i Musée Grévin, duke shtuar se ekipet do të "ndryshonin gjithashtu ndriçimin sepse atje ishte një çështje e dritës që ndriçonte strukturën e lëkurës së tij”.

Një statujë dylli kërkon gjashtë muaj për t'u krijuar dhe kushton nga 50,000 deri në 60,000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco