Kim zbulon pse mungoi Kourtney në ditëlindjen e saj!

Kim zbulon pse mungoi Kourtney në ditëlindjen e saj!

18:12, 23/10/2023
A+ Aa A-

Këtë fundjavë që lamë pas Kim Kardashian festoi 43-vjetorin e lindjes, në shoqërinë e miqve dhe motrave të saj.

Klani i famshëm Kardashian-Jenner madje realizoi edhe një foto të gjitha bashkë me Kris në krye. E vetmja që mungoi ishte Kourtney.

Arsyeja e mungesës së Kourt ishte thjesht sepse gjendet në shtrat, duke qenë se është në muajin e 9-të shtatzënisë dhe ka pasur disa komplikacione së fundmi.

Këtë e ka sqaruar Kim në postimin e festës në Instagram, ku ka ndarë momentet që ka kaluar me “vajzat e saj”, ndërsa bashkangjitur shkruan:

“E bekuar që kam kapur jackpot-in e miqve! As nuk e ëndërroja fatin që t’i quaja këto goca mikesha. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe Kourt, do jem në shtrat me ty javën tjetër, për piknikun tonë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco