Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Pixie Lott dhe Oliver Cheshire bëhen prindër! Foto me bebin!

Pixie Lott dhe Oliver Cheshire bëhen prindër! Foto me bebin!

12:55, 23/10/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Pixie Lott dhe partneri i saj Oliver Cheshire kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku. Ata u panë me fëmijën e tyre për herë të parë të premten.

Këngëtarja, 32 vjeçe, ende nuk ka njoftuar zyrtarisht lindjen e fëmijës së tyre, por është parë e buzëqeshur teksa shtynte karrocën dhe ishte duke shëtitur me Oliverin, 35 vjeç.

Çifti ndau për herë të parë lajmin e ëmbël për fëmijën në qershor, pasi e mbajtën të fshehtë shtatzëninë për më shumë se gjashtë muaj, dhe tashmë kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.

Pixie dhe Oliver janë bashkë që nga viti 2010 dhe u fejuan në vitin 2016. Dyshja u martuan në vitin 2022, pasi pandemia e vonoi ceremoninë e tyre.

Image

Pixie u bë e famshme me albumin e saj debutues, Turn It Up, në vitin 2009 dhe u takua me bashkëshortin e saj Oliver jo shumë kohë më pas. Çifti i dashuruar u takua për herë të parë në një sfilatë Select Model në vitin 2010 dhe shpejt filluan një romancë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco