Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

‘Kur u ktheva e gjeta…’/ Edona James në një rrëfim prekës për të dashurin

‘Kur u ktheva e gjeta…’/ Edona James në një rrëfim prekës për të dashurin

10:52, 23/10/2023
A+ Aa A-

Edicioni i dytë i ‘Big Brother Vip Kosova’ sapo ka nisur dhe banorët janë vënë në lëvizje për të njohur më mirë njëri-tjetrin.

Një nga personazhet më interesantë është padyshim transgjinorja Edona James e cila ka marrë vëmendjen e banorëve të tjerë me historinë e saj të jetës.

Së fundmi ajo ka treguar para vajzave një periudhë sa të vështirë po aq edhe tronditës të jetës së saj. Kur ishte 21 vjeçe i dashuri i saj me të cilin kishin 2 vite të lidhur kishte kryer vetëvrasje. Siç tregon ajo, një ditë kur ishte kthyer nga puna, e ka gjetur atë të pajetë në shtëpinë ku ata banonin.

“Unë e lashë punën për tre muaj dhe s’kishim pare me ble sene, dhe i kam thënë, ti s’ke pare me më mbajtë mua. Fillova prapë punën, e kur u ktheva, ai kishte bërë vetëvrasje”, rrëfehet Edona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco