Andrea Giambruno humbi punën dhe gruan brenda ditës

Andrea Giambruno humbi punën dhe gruan brenda ditës

08:38, 22/10/2023
A+ Aa A-

Ndonjëherë të këqijat të vijnë të gjitha bashkë. Andrea Giambruno humbi punën dhe bashkëshorten e tij brenda ditës.

Vetëm dje kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi dje se lidhja me partnerin e saj Andrea Giambruno ka përfunduar dhe se çifti është ndarë.

“Lidhja ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë disa kohë që kanë ndryshuar dhe ka ardhur koha ta pranojmë”, ka shkruar Meloni në një postim në Twitter për lidhjen me gazetarin e Mediaset. Vajza e çiftit ka lindi më 16 shtator 2016.

Mesazhi vjen një ditë pas publikimit të video-regjistrimi në programin “Striscia la Notizia” të cilat përmbajnë deklarata seksiste të bëra nga Giambruno jashtë transmetimit të emisionit të tij “Diario del giorno” të transmetuar në Rete 4.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco