Gwyneth Paltrow habit me deklaratën: Askush nuk do të më shohë më!

Gwyneth Paltrow habit me deklaratën: Askush nuk do të më shohë më!

10:04, 20/10/2023
A+ Aa A-

Gwyneth Paltrow e ka të qartë se si dëshiron që të jenë vitet e ardhshme të jetës së saj. Ndërkohë që karriera e saj ka qenë e gjatë dhe shumë e suksesshme, ajo dëshiron të pushojë dhe të jetojë larg jetës publike.

Aktorja e njohur e shprehu këtë dëshirë në një intervistë të re me Bustle, “Unë thjesht mund të zhdukem dhe askush nuk do të më shohë më”. Paltrow vuri në dukje se ajo nuk e shijon aspak famën.

"Unë do të zhdukem fjalë për fjalë nga jeta publike. Do të isha e lumtur me këtë. Askush nuk do të më shohë më", tha ajo, teksa shtoi se asaj i pëlqen "të krijojë, bashkëpunojë, të krijojë ide të reja”.

Në fund të intervistës, Gwyneth Paltrow u pyet për mundësinë e shitjes së kompanisë së saj Goop, ajo u përgjigj: "Nuk e kam idenë. Nuk jemi gati të shesim akoma. Më duhen edhe disa vite”.

Image

Ajo gjithashtu e bëri të qartë se nuk është e motivuar nga paratë, edhe pse Goop u vlerësua në 250 milionë dollarë në vitin 2018.

Kujtojmë që Gwyneth Paltrow u tërhoq kryesisht nga karriera e saj e aktrimit për t'u fokusuar në drejtimin e markës Goop. Paraqitja e saj e fundit në një film artistik ishte në Marvel's Avengers: Endgame, duke luajtur rolin e Pepper Potts për herë të shtatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco