Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi të pandashëm – vazhdojnë të sjellin momente të veçanta bashkë

Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi të pandashëm – vazhdojnë të sjellin momente të veçanta bashkë

23:11, 19/10/2023
A+ Aa A-

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, tashmë prej muajsh po shijon një lidhje të re dashurie.

Ajo është në një romancë me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Të njëjtit vazhdojnë të jenë të pandashëm dhe në çdo moment me njëri-tjetrin. 

Image

Biondja kësaj radhe ka ndarë momente të ndryshme në Instagram, në mesin e tyre edhe disa me yllin e futbollit.

Karim nga ana tjetër së fundmi u kritikua për paraqitjen e dobët në fushë, e faji për këtë i është vënë artistes shqiptare.

Megjithatë, në një deklarate që bëri për mediat theksoi se familja dhe jeta e tij private nuk përfshihen në këtë.

Lidhja e dyshes së famshme bëri bujë të madhe dhe u komentua tejet shumë në rrjete sociale. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco