Kënga e Irini Qirjakos pjesë e kolonës zanore në filmin e regjisorit italian

Kënga e Irini Qirjakos pjesë e kolonës zanore në filmin e regjisorit italian

13:31, 19/10/2023
A+ Aa A-

Një regjisor italian është mrekulluar pas një kënge të Irini Qirjakos dhe dëshiron ta bëjë pjesë të kolonës zanore të një filmi. E ftuar në “Aldo Morning Shos” në Tv Klan, Irini tregon se si e mori këtë lajm nga miku i saj.

Irini Qirjako: Është një rast tani konkret, më mori Artur Dhamo, muzikant.

Aldo: Turi i Vlorës, po.

Irini Qirjako: Më shkruan një mesazh pastaj u lidhëm. Tha “Irini, është lidhur njëri me mua dhe ai është një regjisor i madh italian, bën filmat dhe ai ka dëgjuar një këngë polifonike, më duket ti e ke incizuar jashtë, nuk e di je ti apo s’je ti”, tha. “E ka dëgjuar atë dhe atij i ngeli në mendje, do që ta vërë kolonë zanore në film”. I thashë “ma ço një çikë, cila këngë është që të të them”. Ma coi këngën, ma çoi linkun dhe kur e dëgjova unë ishte kjo. (Irini ia merr këngës).

Këngëtarja shpjegon edhe se si regjisori e ka zbuluar këngën e saj.

Irini Qirjako: Unë kam bërë albume, kam punuar me një menaxhere franceze 10 vjet me grupin tim polifonik  dhe kemi bërë dy albume,por siç bëjnë incizimet ata shumë të bukura

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco