Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Jada Pinkett Smith flet për periudhën kur donte të kryente vetëvrasje dhe substancën që ia shpëtoi jetën

Jada Pinkett Smith flet për periudhën kur donte të kryente vetëvrasje dhe substancën që ia shpëtoi jetën

23:03, 17/10/2023
A+ Aa A-

Jada Pinkett Smith ka bërë zbulime tronditëse në një intervistë me NBC.

Aktorja u intervistua në NBC TODAY, duke prodhuar disa tituj mbresëlënës në lidhje me jetën e saj personale dhe marrëdhënien me Will Smith.

Pinkett diskutoi në detaje luftën e saj me shëndetin mendor. Ajo u trajtua për depresion dhe ide për vetëvrasje në vitet e saj të reja, pasi ishte rritur nga prindër që abuzonin me substanca.

Aq të rënda ishin betejat e saj sa për pak sa nuk kreu vetëvrasje kur ishte 40 vjeçe, 13 vjet më parë.

“Kur u bëra 40 vjeçe, kisha shumë dhimbje. Nuk mund të gjeja një rrugëdalje përveç vdekjes. Kështu, bëra një plan”.

Madje ajo shpjegoi për NBC se filloi të dëgjonte zëra që i thoshin t’i jepte fund jetës.

 “Vrite veten. Nuk vlen asgjë”, theksoi mes tjerash aktorja.

Aq keq u bë sa ajo filloi të komplotonte vdekjen e saj: “Fillova të kërkoja vende, shkëmbinj ku mund të bëja një aksident, sepse nuk doja që fëmijët e mi të mendonin se nëna e tyre kishte kryer vetëvrasje”.

Jada shpjegoi se kishte një substancë në veçanti që i shpëtoi jetën.

“Ayahuasca më ndihmoi, më dha një marrëdhënie të re me veten time që nuk e kisha pasur kurrë më parë. Mendimet për vetëvrasje u larguan plotësisht”.

Will luajti gjithashtu rolin e tij për të ndihmuar Jadan të hidhte drogën që po merrte për problemet e saj mendore.

 “Sapo takova Will-in, e braktisa plotësisht shëndetin tim mendor. Isha shumë e dehur nga ai dhe dinamika jonë. U ndjeva vërtet sikur isha shëruar. Ai u bë droga ime”, përfundon ylli i famshëm

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco