'Bëhu burrë'/ Mosmarrëveshje në çiftin mbretërorë britanik

'Bëhu burrë'/ Mosmarrëveshje në çiftin mbretërorë britanik

16:47, 14/10/2023
A+ Aa A-

Ndoshta të flasësh për një krizë është e tepërt por, sipas thashethemeve pranë Buckingham Palace, mbreti Charles dhe Camilla po përjetojnë një periudhë jo të mirë.

Sipas RadarOnline, që citon burime pranë familjes mbretërore, çifti ka pasur një debat të ashpër ditët e fundit për shkak të Princit Harry ose thënë më saktë për qëndrimet e ndryshme që të dy synojnë të kenë ndaj Dukës së Sussex-it.

Duket se ditët e fundit Mbreti Charles ka mësuar se në të kaluarën mbretëresha Camilla e ka ndaluar Princin Harry të qëndronte në pronat mbretërore pa ‘rezervim’ paraprak. Kjo ka shkaktuar mosmarrëveshje mes tyre “më e keqja ndonjëherë” me sa duket.

Sovrani ndihet fajtor ndaj djalit të tij të dytë, plotësisht i vetëdijshëm se ka pasur mangësi si baba. Por gruaja e tij nuk është e të njëjtit mendim dhe i ka thënë bashkëshortin të saj të “bëhej burrë” dhe të mos e mundonte veten me ndjenjat e fajit.

Dihet se marrëdhëniet mes Camilla-s dhe fëmijëve të mbretit Charles janë shumë të tensionuara. Princi Harry, në autobiografinë e tij ‘Spare’, dha një portret jo të këndshëm të njerkës së tij, madje duke shkuar aq larg sa të hipotezonte se ajo qëndronte pas sulmeve mediatike që ai ka pësuar gjatë viteve.

As William dhe Kate Middleton nuk duket se janë në marrëdhënie paqësore me Mbretëreshën e re , përkundrazi, sipas thashethemeve ata e kanë inat sovranen për mënyrën e saj të imponimit në të gjitha çështjet mbretërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco