‘Je e bukur si golat e Asanit’/ Komenti që i bëri ‘ditën’ moderatores

‘Je e bukur si golat e Asanit’/ Komenti që i bëri ‘ditën’ moderatores

15:54, 14/10/2023
A+ Aa A-

Goli i Jasir Asanit, coi peshë zemrat e gjithë shqiptarëve, një nga golat më të bukur të ndeshjeve të raundit të gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Europian. Duket se ato po përdoren si kompliment edhe për t’iu tërhequr vëmendjen vajzave.

Moderatorja, Hygerta Sako ka postuar në ‘Instastory’, një kompliment që disa djem, tifozë të kombëtares shqiptare kanë shënuar në një banderolë të madhe, postim të cilin e ka shoqëruar me ikonat e zemrave.

Nuk është ende e qartë nëse ky komplement i është drejtuar moderatores bukuroshe, por duket se ‘i paska bërë ditën’.

Image

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco