'S'jam fajtor se jam shqiptar' / Arrestohet këngëtari i njohur në Greqi, ja thirrja e tij në rrjetet sociale

'S'jam fajtor se jam shqiptar' / Arrestohet këngëtari i njohur në Greqi, ja thirrja e tij në rrjetet sociale

15:01, 14/10/2023
A+ Aa A-

Golg Ag, këngëtari i njohur shqiptar përmes një komunikimi në profilin e tij zyrtar të Instagramit ka bërë me dije se është arrestuar ditën e djeshme në Greqi.

Sipas artistit, në  kontrollin e pasaportave është ndauar  nga policia greke dhe mbajtur i mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.

“Mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend“, tha ai.

Postimi i plotë:

Lajmërim për shqiptarët në Greqi

'Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.Shpresoj që shihemi herav tjera.Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit.E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale.Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se … S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco