'Prapaskenat’ e reja, me kë zgjodhi Arbana ta shikonte filmin në premierë?

'Prapaskenat’ e reja, me kë zgjodhi Arbana ta shikonte filmin në premierë?

12:37, 14/10/2023
A+ Aa A-

Edhe pse kanë kaluar disa ditë, premiera e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ vijon të jetë në qendër të vëmendjes.
Eventi bëri bashkë personazhet më të njohur të vendit tonë, e teksa të gjithë menduam se Arbana Osmani mungoi, Iconstyle konfirmoi nga burime të sigurta se moderatorja ishte e pranishme me bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

Por së fundmi janë zbuluar disa foto nga ‘paparacët’, ku moderatorja shihet në sallën e ‘Pallatit të Kongreseve’, pranë mikeshës së saj Xhemi Shehut dhe Eduartit, me të cilët ka zgjedhur ta ‘shijojë’ filmin.

Arbana zgjodhi të mos postonte asnjë detaj nga organizimi i eventit në rrjete sociale, duke ngritur dyshime se ajo nuk kishte marrë pjesë, por më pas u zbulua se ajo ishte, dhe madje e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Eduarti ku dukeshin mjaft elegantë me paraqitjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco