Sipas Bebe Rexhës, këtë gjë, australianët e bëjnë më mirë nga të gjithë

Sipas Bebe Rexhës, këtë gjë, australianët e bëjnë më mirë nga të gjithë

18:57, 13/10/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha do të zhvendoset në Australi për një turne koncertesh në nëntor.

Para se të mbërrijë, artistja duket se ka bërë dhe planet për të pushuar pak ditë atje.

Madje ajo është shprehur se mezi pret të shijojë të vetmen gjë që ajo thotë se australianët e bëjnë më mirë se kushdo tjetër në botë, një filxhan kafeje të përsosur.

“Unë ndoshta do të vij pak më herët në Australi… vetëm për t’u ambientuar [siç], për të marrë kafenë time, sepse e dua kafenë në Australi”, tha ajo.

“E kam provuar kafenë në Itali, Greqi dhe Kolumbi dhe kudo dhe kafeja më e mirë është në Australi”, tha Rexha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco