Si rrallëherë, Meghan dhe Harry flasin për shqetësimet si prindër

Si rrallëherë, Meghan dhe Harry flasin për shqetësimet si prindër

14:05, 11/10/2023
A+ Aa A-

Princi Harry dhe Meghan Markle shquhen për faktin se i mbajnë fëmijët e ture, Archie dhe Lilibet jashtë vëmendjes së mediave, megjithatë, dukesha ka bërë një përjashtim në një prej eventeve të “Archeëell Foundation”, ku foli për shëndetin mendor në epokën digjitale.

Ajo tha se ka si prioritet sigurinë e fëmijëve e saj në rrjetet sociale. “Të jem nënë është gjëja më e rëndësishme në jetën time”, u shpreh ajo, duke pranuar se për fat të mirë, fëmijët e saj janë të vegjël dhe për momentin nuk i duhet që t’i monitorojë se çfarë shohin online.

Image

“Ata thonë se kur je prind, ditët janë të gjata, por vitet të shkurtra, ndaj kjo më shqetëson. Të gjithë preken nga bota online dhe rrjetet sociale. Të gjithë ne duam të ndihemi të sigurt dhe unë jam e bindur se me më shumë ndërgjegjësim dhe vizibilitet për gjërat që ndodhin, mund të bëjmë një ndryshim të madh së bashku”.
 
Edhe princi Harry rrëfeu se janë të përkushtuar që të krijojnë një botë më të sigurt për të rinjtë. “Mendoj për ne, për veten, gruan dhe fëmijët që do të rriten në epokën digjitale. Primare është që ta kthejmë dhimbjen në qëllime”.

Image

Harry ka folur edhe më parë për efektet negative të rrjeteve sociale për të rinjtë, duke shprehur edhe shqetësimin se këto efekte mund të prekin fëmijët e tij. “Të vegjlit e mi janë ende në moshën e pafajësisë. Ndonjëherë, ndihem sikur duhet t’i mbaj larg dëmit që sjell interneti, por po mësoj të bëj më mirë”, referuar faktit që të gjithë njerëzit janë të ndikuar në njëfarë mënyre nga digjitalizimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco