Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘ Isha kukulla e tij’- Julia Fox flet për marrëdhënien me Kanye West: Prej tij humba një marrëveshje miliona dollarëshe

‘ Isha kukulla e tij’- Julia Fox flet për marrëdhënien me Kanye West: Prej tij humba një marrëveshje miliona dollarëshe

13:40, 11/10/2023
A+ Aa A-

Julia Fox ka pretenduar se ndarja e saj nga Kanye West do të thoshte se asaj iu ndërpre një marrëveshje fitimprurëse e modës.

Në një tjetër zbulim nga libri i saj i kujtimeve “Down the Drain”, aktorja e “Uncut Gems” shkruan se si reperi e ndihmoi të siguronte një marrëveshje miliona dollarësh me një brand italian të xhinseve.

Kanye sugjeroi bashkëpunimin në ditët e para të romancës së tyre në janar 2022, sipas Julia.

Ajo shkruan se Kanye, të cilit i referohet si ‘Artisti’ gjatë gjithë librit i premtoi se do t’i siguronte një ‘marrëveshje miliona dollarësh’.

“Të nesërmen, ai më vë në kontakt me një kompani italiane të xhinseve dhe ata fillojnë të negociojnë në emrin tim”, thotë ajo.

 “Nuk mund ta besoj se kjo është jeta ime, por definitivisht mund të mësohem me të”, thotë ajo.

Dyshja vazhdoi të veshin kostume të xhinseve për Javën e Modës në Paris në janar. Por me ndarjen e saj të mëvonshme nga Kanye, marrëveshja u prish. Julia shpjegoi se si ajo pak çaste pasi i kërkoi publicistit të saj t’i tregonte mediave për ndarjen e tyre, ajo mësoi se marrëveshja ishte prishur.

Image

“Kjo varet nga fakti që ti do të jesh e dashura e tij”, thotë Julia.

Libri përmban shumë zbulime rreth miqësisë së saj të shkurtër me Kanye në fillim të vitit 2022, duke përfshirë pretendimin se ai ofroi të paguante për të iu nënshtruar ndërhyrjes për të rritur gjoksin gjatë një loje Uno.

Ajo shkroi se dyshja kishin qenë duke qëndruar në një dhomë hoteli kur artisti 46-vjeçar i muzikës bëri propozimin tronditës. Dhe në një intervistë të fundit me The Los Angeles Times, Julia foli më tej për këtë.

Edhe pse ajo tha se “e kuptonte vërtet atë në një nivel më të thellë ” dhe besonte se çifti i tyre “mund të ishte diçka reale”, Julia tha se Kanye nuk e trajtoi atë ashtu siç priste.

“Unë thjesht u ndjeva si kukulla e tij e vogël”, shpjegoi ajo.

Ylli gjithashtu tha se ajo kurrë nuk kishte investuar shumë në romancë, pavarësisht vëmendjes së shtuar të mediave.

“Nuk ishte me të vërtetë një lidhje e rëndësishme, por njerëzit e tjerë e bënë atë kaq të madhe.”

Pas ndarjes nga Kanye, Fox tha se ajo u betua të qëndronte larg meshkujve për disa kohë dhe pranoi se ende nuk e mendon të dal në takim.

“Ajo ide e romantizuar e meshkujve nuk ekziston më”, thotë ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco