Zakonisht këto komplimente që ua bëni fëmijës tuaj mund ta bëjnë atë gënjeshtar në të ardhmen

Zakonisht këto komplimente që ua bëni fëmijës tuaj mund ta bëjnë atë gënjeshtar në të ardhmen

22:35, 09/10/2023
A+ Aa A-

Mënyra se si ju i flisni fëmijës tuaj mund të nxitë inkurajim pozitiv ose t'i bëjë ata *më të gatshëm* për të gënjyer.

Në një studim u mblodhën një grup fëmijësh të moshës 3 – 5-vjeçare për të luajtur një lojë gjetjesh me hamendësime. Për gjetjet e sakta të përgjigjeve, gjysma e tyre u vlerësuan duke u thënë:
- ‘Jeni shumë të zgjuar,’ dhe gjysmës tjetër iu tha që:
- ‘Keni bërë një punë shumë mirë kësaj radhe.’

Ky ndryshim delikat vetëm në theksimin e intelektit apo sjelljes, ishte i mjaftueshëm për të ndikuar në mënyrën se si fëmijët e shihnin performancën e tyre.

Studiuesit pastaj largoheshin nga dhoma duke u thënë fëmijëve të premtonin që nuk do të gënjenin duke i parë përgjigjet. Pasi i vëzhguan përmes një kamere të fshehtë, ata gjetën se fëmijët që u vlerësuan si të zgjuar, patën më shumë gjasa të vepronin në mënyrë të pandershme dhe t'i shihnin përgjigjet.

Ndërsa mendoni se po e inkurajoni fëmijën duke i thënë "Ti je fantastik" apo 'Je shumë i zgjuar!", kjo mund t'i udhëheqë ata që të mashtrojnë në mënyrë që të mbështesin vlerësimin tonë pozitiv.

Ndërkohë, ato që duhen vlerësuar janë veprimet dhe sjelljet e tyre. Kjo mund të duket si një ndryshim i vogël e i parëndësishëm, por ka një ndikim të madh në mentalitetin e fëmijës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco