Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Drama Dafina – Sara & Ledri: Këngëtarja ka një tjetër reagim

Drama Dafina – Sara & Ledri: Këngëtarja ka një tjetër reagim

11:15, 09/10/2023
A+ Aa A-

Siç mund ta dini, drama mes Dafinës, Sarës dhe Ledrit është rindezur sërish, pas deklaratës që Sara dha në “S’e Luan Topi”.
 
Dafina publikoi një tjetër reagim në Threads, ku u shpreh: “Për një sekondë harxhova energjinë time të çmuar për gjëra të parëndësishme. Tani e në vijim, zgjedh të mbroj energjinë time! Rrethin tim! Dhe paqen time!”

Image

Sara deklaroi: “Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtet që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë,” tha ndër të tjera Sara Hoxha dhe Dafina iu kthye shumë keq në Threads, duke thënë në një postim të fshirë:

“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe ‘burrin’ tënd. Mjaft e përmende emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu.”

Image

E gjitha nisi prej komentit të Ledrit në një postim ku Dafina pyeti ndjekësit se cila është pjesa e preferuar e këngës “Si mua?”. Ledri la një koment: “T’i kom dhon krejt”.

Kujtojmë se në këngën “E keni dit”, Ledri këndon “Ti kom dhon krejt / Ti kom dhon krejt / Ama loqk m'le vetëm”. Ndërsa Dafina, në bashkëpunimin me Elgit Dodën, thotë: “Se ti kam dhon krejt / Mi ke dhon krejt / Ama sot prap vetëm."

Më pas, ata hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe Dafina pretendoi se të dy, Ledri dhe Sara, e kanë përdorur emrin e saj për vëmendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco