Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Madonna reagon ashpër për sulmet në Izrael

Madonna reagon ashpër për sulmet në Izrael

10:16, 09/10/2023
A+ Aa A-

Lufta Izrael- Palestinë sa vjen e po bëhet më e përgjakshme.

Sipas mediave të huaja në Izrael deri më tani janë regjistruar 600 viktima, ndërsa në Palestinë 413, mes tyre edhe fëmijë.

Në lidhje me këtë situatë të jashtëzakonshme kanë qenë të shumtë shtetet e solidarizuara me Izraelin dhe sigurisht edhe personazhe të famshëm.

Diva e muzikës Madonna, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër duke thënë se ajo që po ndodh në atë shtet është shkatërruese.

Ajo shkruan se konfliktet nuk mund të zgjidhen kurrë me dhunë por fatkeqësisht njerëzimi nuk e ka kuptuar këtë të vërtetë universale.

Gjithashtu shton se lutjet e saj shkojnë për Izraelin dhe për të gjithë ata që po vuajnë nga ky konflikt, ku thekson se ky sulm tragjik do të shkaktojë vetëm më shumë vuajtje për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco