Vivien tha se i ndau varësia për bixhozin, Getinjo 'i tregon rrugën': Do vëmendje!

Vivien tha se i ndau varësia për bixhozin, Getinjo 'i tregon rrugën': Do vëmendje!

20:58, 08/10/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë të fundit, Vivien Thano ka folur për arsyet që e quan drejt ndarjes nga Getinjo.

Ajo tha se fiksimi i reperit nga Kosova për lojërat e fatit ndikoi që çdo gjë të merrte fund mes tyre.

“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojrat e fatit edhe që shkatërron çdo familje. Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq”, është shprehur mes tjerash e përlotur Vivien.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe reperi ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.

“E kam ditë saktë se unë këtë kry e përdori vetëm për jetën time. E di gjithmonë si vjen puna dhe çka duan njerëzit. Prej fillimit e di. Nuk është lehtë këtij djaloshit me ia lënë kile dikush. Më besoni sepse i kam goxha kilometra. Më vjen keq por çka me bë. Kështu jam dhe nuk kam me ndryshu kurrë. Nuk gaboj në mendime kurrë. E di që gjithkush do vëmendje, siç po thoni ju më të rinjtë, duan vëmendje”, u shpreh Getinjo.

Në një tjetër postim, reperi nga Ferizaj pranoi se luan bixhoz, por nuk krenohet me këtë, por familjen dhe rrethin e tij nuk i ka futur në probleme e as nuk i ka bërë të vuajnë nga kjo.

“Edhe po unë jam bixhozgji , nuk krenohem me këtë gjë, por njerëzit rreth meje edhe familja ime kurrë sherrin nuk ma kanë parë edhe kurrë nuk kanë vuajtur prej meje, mos mi ngacmoni nervat duke u qyrravur nëpër komente edhe duke më bëtë tag nëpër intervista se nuk jam këso kategorie unë, nuk bëjë gjëra intime edhe gjeste për vëmendje. Paqe, shikojeni jetën përpara”, ka thënë reperi.

Mbetet të shihet se si do të vazhdoj raporti mes dyshes dhe nëse do të jetë ndonjë rikthim edhe pas këtyre deklaratave. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco