Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Skerdi rrëfen problemet e mëdha me depresionin: Kam menduar të bëj edhe atë që s’duhet bërë

Skerdi rrëfen problemet e mëdha me depresionin: Kam menduar të bëj edhe atë që s’duhet bërë

14:03, 08/10/2023
A+ Aa A-

Këngëtari dhe reperi i njohur shqiptar, Skerdi, për shumë kohë kishte qëndruar larg muzikës.

E ky distancim mesa duket ka ardhur për shkak të problemeve që artisti ka pasur me shëndetin mendor.

Në një intervistë për Prive, këngëtari nga Shqipëria është treguar tejet i sinqertë dhe i hapur ndaj problemeve psikike që ka pasur.

Ai madje tregoi se ka qenë në gjendje tejet depresive dhe ankthioze, aq sa përmes rreshtave e bëri të ditur se ka menduar edhe vetëvrasjen.

“Nuk e kam pritur një person të durojë kaq shumë gjëra sepse kanë qenë shumë rrugë të vështira. Nuk ndjehem mirë edhe ta rikujtoj atë lloj kohe sepse ka qenë shumë rëndë. Kam qenë në atë lloj faze, pothuajse të bëj atë që s’është dashur të bëj”, tha Skerdi.

Megjithatë, këto probleme i përkasin të kaluarës, pasi tashmë Skerdi ka arritur që t’i rikthehet normalitetit dhe të punojë në projekte të reja muzikore, ku shumë shpejt do të sjellë për fansat albumin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco