Tendencat më të mira të bukurisë direkt nga pasarelat

Tendencat më të mira të bukurisë direkt nga pasarelat

18:21, 04/10/2023
A+ Aa A-

Një moment ideal për të shkëlqyer në sytë e të gjithë botës! Prekjet grafike me make up në portret dhe buzë plot shkëlqim janë disa nga tendencat që përcjellin sfilatat e modës për koleksionet Pranverë/Verë 2024.

Vëmendje tek buzët e mavijosura, por me konture të plota që përcaktojnë imazhin e qartë për të gjitha ju vajza! Në maksimumin e shkëlqimit, ku skuqja e ndritshme e mollëzave është një trend më shumë se i përhapur gjatë sezonit të ri do e bëjnë grimin tuaj të pastër dhe perfekt për çdo rast.

Disa nga modelet e bukurisë ndërthurin modernen me frymëzimin e tendencave të viteve të kaluara, për t’u materializuar në një grim me identitet. Vetullat e zbardhura kanë një moment rikthimi në pasarelat e modës, ku gjithçka duhet për të qenë IN me tendencat e bukurisë janë një rikthim në epokën e vjetër bashkë me nostalgjinë që rijetësohet në portretet e të gjitha vajzave që duan të shkëlqejnë gjatë sezonit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco