John Legend dhe Chrissy Teigen blejnë shtëpinë me çmimin e pabesueshëm mbi 5 milionë dollarë

John Legend dhe Chrissy Teigen blejnë shtëpinë me çmimin e pabesueshëm mbi 5 milionë dollarë

11:18, 04/10/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur amerikan John Legend, i cili u bë i famshëm me hitin ‘All of me’, së bashku me gruan e tij Chrissy Teigen, blenë një shtëpi në Los Angeles me çmimin e pabesueshëm mbi 5 milionë dollarë.

E ndërtuar në vitin 1930 me mbi 300 metra katrorë, shtëpia e përshkruar si organike dhe moderne ndërthur arkitekturën moderne dhe popullore me elemente natyrore. Ka kopshte lundruese me sistem vaditjeje dhe kullimi të integruar, si dhe tarraca dhe veranda të shumta që zënë mbi 200 metra katrorë rreth shtëpisë, si dhe një pishinë dhe spa brenda shtëpisë.

Brendësia e saj përbëhet nga 4 dhoma gjumi, 4 tualete, dhoma e ndenjes dhe ngrënies formale si dhe një kuzhinë. Ndodhet vetëm pak hapa nga një restorant i famshëm në West Hollywood, një lagje e Los Angeles-it dhe zë rreth 50 metra trotuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco