E gjykojnë për peshën, Ronaldo Sharka u shuan pikëpyetjet ndjekësve para DWTS!

E gjykojnë për peshën, Ronaldo Sharka u shuan pikëpyetjet ndjekësve para DWTS!

11:06, 04/10/2023
A+ Aa A-

Ronaldo Sharkën së shpejti do ta shohim në spektaklin e kërcimit “DWTS” si konkurrent. Në lidhje me këtë eksperiencë të re ai komunikuar virtualisht me ndjekësit e tij të cilët i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet.

“Si do të kërcesh me gjithë atë peshë”,-i ka shkruar njëri, i cili nuk ka kaluar pa marrë një përgjigje nga moderatori.

Ronaldo u shpreh se ky nuk është mesazhi i parë që i vjen në lidhje me peshën e tij, por e rëndësishme është që ai ndihet mirë me veten dhe ju bën thirrje dhe të tjerëve ta pranojnë veten e tyre sikur janë.

Image

Një çështje tjetër që u prek në “Ask me a question” e tij është edhe përballja e tij me Olta Gixharin në emisionin e kërcimit, njëri në rolin e konkurrentit e tjetra në atë të jurisë.

Për këtë Sharka u kujdes të theksonte se “BB” ka mbaruar dhe se ai nuk ka asnjë raport as të mirë as të keq me Oltën. Më tej ai përfundoi duke thënë se beson që Olta do të tregohet profesionise.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco