Taylor Swift do të luajë në ‘Deadpool 3’?

Taylor Swift do të luajë në ‘Deadpool 3’?

11:01, 04/10/2023
A+ Aa A-

Taylor Swift nuk është e vetëkënaqur profesionalisht, pavarësisht suksesit të paprecedentë të turneut të saj, i cili “theu” të gjitha rekordet e të ardhurave.

Fansat duan që ylli i popit 33-vjeçar të jetë duke përgatitur hyrjen e saj në botën e Marvel. Rasti ishin momentet nga ndeshja e NFL ku ajo mori pjesë, në shoqërinë e Hugh Jackman dhe Ryan Reynolds, protagonistë të “Deadpool 3”.

Swift u pa teksa hynte në park me kastin e “Deadpool” dhe “Wolverine” për të parë ndeshjen midis Kansas City Chiefs dhe New York Mets. Thashethemet u ndezën edhe më shumë nga prania e regjisorit të “Deadpool 3”, Sean Levy.

Paraqitja e këngëtares fituese të 12 çmimeve Grammy në stadiumin Arrowhead gjatë fundjavës për ndeshjen e Travis Kelce në Kansas City Chiefs kundër Chicago Bears nxiti thashethemet për javë të tëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco