Çfarë ndodhi? Gimes ngre padi kundër ish-partnerit, Elon Musk!

Çfarë ndodhi? Gimes ngre padi kundër ish-partnerit, Elon Musk!

09:20, 04/10/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Gimes ka ngritur një padi kundër ish-partnerit të saj, Elon Musk, për shkak të përgjegjësive që ky i fundit ka për tre fëmijët  e tyre.

Sipas disa dokumenteve të siguruara nga Page Six, 35-vjeçarja me 29 shtator ka paraqitur në gjykatë një kërkesë për të për të drejtat prindërore që Musk ka ndaj 3 fëmijëve të tij.

Kërkesa synon që gjykata të identifikojë prindërit ligjorë të një fëmije kur ata janë të pamartuar.

Ndonëse dokumenti i çështjes është bërë publik, duket se themluesi i “X” akoma nuk i është përgjigjur kërkesës së këngëtares.

Nga ana tjetër ajo ende nuk ka kërkuar mbështetjen e fëmijëve ose të drejtat e kujdestarisë.

Kujtojmë që dyshja u takuan për herë të parë së bashku në vitin 2018, ndërsa në 2021 i dhanë fund lidhjes së tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco