Gjithmonë rebele, Diola Dosti: Kam qenë 'delja e zezë' në shtëpi

Gjithmonë rebele, Diola Dosti: Kam qenë 'delja e zezë' në shtëpi

08:40, 04/10/2023
A+ Aa A-

Nocioni i “kundërshtimit të shëndetshëm”, bazuar mbi argument, konsiderohet nga psikologia Eksena Qirici si një nga sjelljet që u duhet mësuar fëmijëve. Nisur nga shpjegimi i psikologes, edhe nutricionistja Diola Dosti shprehet se njerëzit e suksesshëm janë ata që nuk kanë frikë të jenë “delja e zezë”. Ajo ndau eksperiencën e saj në “Shije shtëpie” në Tv Klan, lidhur me këtë koncept dhe thotë se e ka përjetuar në familjen e saj.

“M’u kujtua një shprehje që unë, në fakt, çdo 8 Mars e postoj dhe ua dedikoj vajzave të mia dhe u them: “Uroj të mësoni artin e mosbindjes”. Arti i mosbindjes, pra edhe mosbindja, edhe rebelizmi në thelb… Unë mendoj që njerëzit më të suksesshëm dhe më të arritur, në thelb, janë ata që kanë pasur ato qelizat e të qenit rebel pak brenda, për të dalë jashtë asaj zonës së rehatisë dhe për të bërë diçka ndryshe nga familja. Edhe unë kam qenë “delja e zezë” në shtëpi gjithmonë dhe mendoj që të gjithë ata persona që kanë ecur në jetë kanë qenë “delja e zezë” e familjes. Nuk është mosrespekt kundrejt prindërve, sepse prindërit, ne jetojmë në kohë të ndryshme dhe prindërit tanë kanë jetuar në kohë të ndryshme dhe ata absolutisht japin maksimumin e tyre, formimin e tyre maksimal që të të edukojnë në bazë të asaj periudhe kohore, për t’iu përshtatur asaj periudhe kohore që kanë jetuar ata, për të pasur sukses në atë periudhë kohore, por nuk është e njëjtë me periudhën që jetojmë ne sot. Prandaj duhet ajo “delja e zezë”, edhe këto aktet e rebelizmit duhet të jenë.”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco