Gazetarja Armela Ferko vjen me rrëfimin emocionues: Si e fillova rrugëtimin e gazetarisë, Tirana ishte një ëndërr

22:43, 03/10/2023
A+ Aa A-

Drejtuesja e edicionit qëndror të lajmeve në Syri Tv, Armela Ferko ka rrëfyer si asnjëherë më parë rrugëtimin e saj drejt gazetarisë.

E ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën, Ferko është shprehur se ëndrra e saj e fëmijërisë ishte të moderonte krah figurave të njohura televizive në Tiranë, edhe pse për të kjo ishte vetëm përjetimi i iluzioneve i thurur në ëndrrat fëminore.

Për Ferkon, Tirana ishte një realitet i largët, edhe pse më në fund, filloi punë si gazetare në televizionet lokale të qytetit të saj.

Ajo rrëfen se sot po përjeton një Déjà vu, ëndrrën e saj të madhe që gjithkush endërronte ta jetonte.

Pjesë nga intervista me Krastën:

“Ka një përplasje, të mirë në këtë rast, ndërmjet ëndrrës time që ishte televizioni dhe këtë e them jo si një shprehje klishe, dhe realitetit. 

Tirana më dukej e largët, shumë më e largët ndoshta se ç'mund të duket te brezat tani, për një sërë arsyesh.

Ishin disa figura që ndiqeshin prej kohësh në mënyrë të rregullt, pse jo kishte aty-këtu thurje ëndrrash sesi do të ishte ëndrra, sesi do të ishte nëse do të isha në një studio me një nga këto figurat, dhe them që kjo e sotmja është një déjà vu. Unë sot po përjetoj një déjà vu. Po kaloj pak tek 'Ethet' dhe spektaklet, sidomos 'Ethet' që ka qënë periudha e adoleshencës time dhe që e premtja në darkë ishte shumë interesante.

Kalova nga kjo faza që secili prej nesh, bashkëmoshatarët e mi shihnin që t’i realizohej ëndrra e dikujt tjetër aty në Tiranë, ishte ajo shprehja ‘ti do vish në Tiranë’  prandaj dola tek 'Ethet', tek faza që unë sapo kisha përfunduar gjimnazin, 18 vjeçe.

Ashtu vijnë rrethanat, takova njeriun e duhur në momentin e duhur dhe mu ofrua mundësia. Duket e çuditshme që pa kaluar akoma në Universitet ta provoja televizionin  dhe brenda 4 apo 5 ditësh kam shkuar tek bibkloteka publike e qytetit dhe gjeta Mevlin Mencher, shkrim-raportim lajmi, që përtej mahnisë për atë libër, realiteti ishte krejt tjetër por më mbushi shumë ai libër. 

Nga ky moment kalova në terren dhe gjithmonë e kisha Tiranën në mendjen time që ditën e parë të terrenit. 

Aty kuptoj që gjërat në Fier, në atë kohë në terren ishin shumë ndryshe, nuk kishin lidhje fare me atë çfarë kisha lexuar.

Ti mësohej pastaj me përditshmërinë tënde, është një eksperiencë e veçantë.  Nëse unë kthehem mbrapa në kohë në vitin 2004, ka qënë shtatori i vitit 2004, sapo kam mbushur 19 vite, ka qënë një magji dhe Tirana dukej e largët. Le të themi hapi i radhës i ëndrrës që dua të realizoj.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco