Barack dhe Michelle festojnë përvjetorin e rëndësishëm

Barack dhe Michelle festojnë përvjetorin e rëndësishëm

21:14, 03/10/2023
A+ Aa A-

Ish-çifti presidencian i ShBA, Barack Obama dhe bashkëshortja Michelle kanë festuar ditën e sotme 31 vjetorin e martesës. Ish-presidenti dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara u takuan në vitin 1989, kur autorja e “Becoming”, atëherë 25-vjeçare, u caktua të drejtonte bashkëshortin e saj të ardhshëm, atëherë 28 vjeç, në firmën ligjore në Chicago ku ata punonin, Sidley Austin LLP.

Ata ndërkohë u martuan më 3 tetor të vitit 1992, në vendlindjen e Michelle në Chicago, Illnois. Për të përkujtuar 31 vjetorin e tyre, Michelle i bëri një dedikim mjaft të veçantë në rrjetet sociale.

Obama gjithashtu bëri një dedikim duke postuar një fotografi të tyre gjatë një shëtitjeje.

“Urime përvjetorin e dashur. “Je e mrekullueshme, e sjellshme, argëtuese dhe e bukur – dhe unë jam me fat të të quaj timen”, ka shkruar ai.

Pas martesës, dyshja mirëpritën vajzat, Malia, 25 vjeçare dhe Sasha, 22 vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco