Ky është çifti fitues i ‘Love Island Albania’ sipas Artemis dhe Glen

Ky është çifti fitues i ‘Love Island Albania’ sipas Artemis dhe Glen

22:30, 02/10/2023
A+ Aa A-

Artemis dhe Glen nuk janë më pjesë  e vilës së “Love Island Albania” por vijojnë të mbështesin disa prej çifteve brenda saj.

Në një intervistë në Tv Klan, secili shpreh preferencat e veta për çiftin që shohin si fitues në garën e dashurisë.

Artemis: Për mendimin tim, Xhoana dhe Arlindi. Ata të dy edhe mund të duken pak toksikë nga jashtë, por edhe në jetën e përditshme ne e kemi këtë gjë që themi dua pak kohë, nuk dua të flas më, kalojnë dy ditë, e marrim në telefon të dashurin, “zemra ime, ku je, të dua akoma”. Kështu që besoj kanë këtë lloj marrëdhënieje ata të dy akoma.

Moderatorja: Kështu që i shihni ata si çifti fitues që do të shkojë deri në fund, si triumfues.

Artemis: Po, Xhoana dhe Arlindi kanë votën time deri në fund.

Glen: Për mua Haris dhe Amadea se kanë bërë një test, erdhi një ‘bombshell’ dhe e kapi Harisin, një ‘bombshell’ shumë e bukur.

Moderatorja: E kapi, domethënë e ftoi. Apo përdoret fjala “e kapi?” E ftoi, e propozoi në njëfarë mënyre, e mori.

Glen: Po dhe Haris prapë shkoi te Amadea dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme dhe prapë e kanë gjetur njëri-tjetrin dhe mendoj se kjo është një gjë shumë e bukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco