'E kisha amanet nga Nënë Tereza', Angjelina Nika zbardh bisedën me ish-presidentin Bill Clinton për Kosovën

'E kisha amanet nga Nënë Tereza', Angjelina Nika zbardh bisedën me ish-presidentin Bill Clinton për Kosovën

13:10, 01/10/2023
A+ Aa A-

Koreografja Angjelina Nika, e ftuar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi” kujtoi një bisedë të zhvilluar disa vite më parë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
Angjelina e ka falenderuar Clintonin për kontributin e dhënë për Kosovën, ndërsa ish-presidenti i ka rrëfyer se ishte amanet i Nënë Terezës.

“Clinton ka pasur fondacionin në të njëjtën godinë ku punoja edhe unë. Në kohën kur ai vinte aty, një herë ose dy herë në muaj dhe shoqërohej nga rojet. Unë bëja gjithmonë shaka me rojet e tij. I thosha: Me Monikën, e bëri apo… (referuar skandalit me Monica Lewinsky-n).

Një ditë, thashë sot do ta pyes. Dhe këta (rojet), u ra gjaku në këmbë… dhe i them Zoti President, faleminderit për çfarë ke bërë për Kosovën. Ai tha: Është gjëja më e bukur që kam bërë gjatë gjithë karrierës sime, sepse unë ia kam premtuar Nënë Terezës. Nënë Tereza më ka thënë ma ndihmo popullin tim, Kosovën. Dhe unë këtë e bëra. Kur shkova te varri i Nënë Terezës, i thashë unë e bëra amanetin, kështu që ti lutu për familjen time”, tha ajo. 

''Clinton është njeriu më i mirë që kam takuar në jetë'', shtoi Angjelina, që e cilësoi ish-presidentin amerikan “shumë të dashur dhe të mirë”.

Bill Clinton, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës luajti një rol vendimtar në aprovimin e fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila i dha fund konfliktit të përgjakshëm me Serbinë të viteve 1998-99, gjatë të cilit u vranë mbi 10 mijë vetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco