Fustan ‘tyl’ pas trupit/ Eleni Foureira ‘çmend’ fansat me veshjen e fundit

Fustan ‘tyl’ pas trupit/ Eleni Foureira ‘çmend’ fansat me veshjen e fundit

14:04, 30/09/2023
A+ Aa A-

Eleni Fouriera, këngëtarja me origjinë shqiptare që jeton në Greqi dhe karrierën e saj prej vitesh e ka ndërtuar në vendin fqinj, njihet për stilin e saj të veshjes dhe sigurohet që kudo që të shkojë të tërheqë vëmendjen.

Dhe kështu ka ndodhur edhe në koncertin e saj të fundit. Fouriera ka zbuluar ‘look-un’ e saj përmes një fotogalerie në Instagram, ku duket një yll i vërtetë.

Në një fustan transparent pas trupit të hapur në njërën anë të këmbës, Fouriera nuk i lë vend imagjinatës dhe format e saj trupore duken mjaft sensuale.

Ylli i muzikës e kompletoi look-un e saj me çizme me taka të larta ngjyrë kafe dhe një gjerdan argjendi të ngjashëm në qafë.

“Po tundem në skenë, jam e çmendur ”, ka shkruar Foureira në mbishkrimin e postimit të saj. Postimi ka siguruar dhjetëra mijëra pëlqime që në minutat e para.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco