Kush është aktorja që prindërit u munduan ta fshihnin për shkak të bukurisë surreale ?

Kush është aktorja që prindërit u munduan ta fshihnin për shkak të bukurisë surreale ?

13:49, 30/09/2023
A+ Aa A-

Që kur bota mësoi për ekzistencën e saj kur ajo ishte adoleshente dhe deri më tani të gjithë magjepsën pas bukurisë së saj.

Dhe bëhet fjalë për aktoren e njohur italiane Monica Bellucci.

Edhe pse sot është 59 vjeç rrudha i shkojnë aq shumë dhe bukuria nuk i humbet.

Image

Ajo lindi në fshatin Citta di Castello më 30 shtator 1964 dhe ishte fëmija i vetëm i pronarit të një kompanie transporti Luigi Bellucci dhe piktores Maria Gustinelli.

Thuhet se prindërit u munduan ta fshihnin nga frika për shkak të bukurisë por nuk ia arritën dot.

Image

Monika filloi modelingun në moshën 13 vjeçare për të paguar shpenzimet e shkollës dhe në vitin 1989 ajo ishte bërë një nga modelet më të njohura të modës pariziane, duek u shfaqur në kopertinat e revistave si Elle dhe duke bashkëpunuar me markat e njohura si Dolce&Gabbana.

Image

Ajo studioi drejtësi në Universitetin e Perugia-s, por përfundimisht e braktisi kolegjin për të ndjekur modelingun.

 Në vitin 1990 u martua me fotografin Claudio Bass, por ata u divorcuan pas katër vjetësh.

Pas punës në disa shfaqje televizive italiane dhe aktrimit në filma, Bellucci e prezantoi veten para audiencës amerikane me filmin Dracula në 1992. 

Katër vjet më vonë, ajo luajti një rol kryesor në filmin francez Apartament.

Dhe shumë shpejt ajo arriti të marrë role të rëndësishëm në Hollivud, si dhe filma evropianë. 

Roli për të cilin Bellucci mbahet mend dhe kujtohet nga të gjithë është Malena, në filmin po me të njejtin titull. 

Image

Përmes filmit 'Apartament', ajo u takua me Vincent Cassel dhe pas disa vitesh ata u martuan. 

Ndërkohë që ishin të martuar, Vincent dhe Monica jetonin në apartamente të ndara për të mos rënë në një rutinë dhe për t'u bërë zakon i njëri-tjetrit por pavarësisht kësaj, ata u divorcuan në vitin 2013.

Ajo lindi vajzat e saj në moshën 39 dhe 45 vjeçare dhe në një rast pranoi se e kuptoi atë që donte vetëm kur ajo ishte në moshën e pjekurisë.

Edhe pse është në qendër të vëmëndjes Bellucci është ende një mister, sepse gjërat më intime i mban për vete.

Megjithatë, në një rast ajo tregoi se si po mendonte për pleqërinë.

"Çfarë do të bëj kur të plakem dhe imazhi im në pasqyrë të mos më pëlqejë më?" Të njëjtën gjë bëri nëna ime. Nuk do ta shikoj veten në pasqyrë, do të shikoj fëmijët e mi”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco