Mesazhi prekës i djalit të ish-presidentit Nishani : Ditëlindja e dytë që nuk të urojmë dot për së gjalli

Mesazhi prekës i djalit të ish-presidentit Nishani : Ditëlindja e dytë që nuk të urojmë dot për së gjalli

18:55, 29/09/2023
A+ Aa A-

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani ka kujtuar sot babain e tij të ndjerë me rastin e ditëlindjes.

Ersi Nishani, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale shkruan se është ditëlindja e dytë që nuk mund ta urojnë dot për së gjalli, ndërsa thekson se babai i tyre është dritë që i udhëheq.

“Sot është ditëlindja jote e dyte qe nuk te urojme dot per se gjalli. Ti tani je dritë, dritë që na udhëheq ccdo dite ☀️”, shkruan djali i Nishanit.

Kujtojmë se Bujar Nishani u nda nga jeta më 28 maj të vitit 2022 në një spital në Gjermani ku ishte i shtruar për kurim pas komplikacioneve që shfaqi pas infektimit me COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco