Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pas videos me thika, policia mbërrin në shtëpinë e Britney Spears!

Pas videos me thika, policia mbërrin në shtëpinë e Britney Spears!

15:48, 29/09/2023
A+ Aa A-

Polemikat në jetën e Britney Spears nuk mbarojnë kurrë. Shqetësimet për shëndetin e saj mendor vazhdojnë pasi një video u bë virale, në të cilën ajo shihet duke kërcyer me thika të mprehta. Edhe pse vetë këngëtarja amerikane shpjegoi atë që ndodhi në rrjetet e saj sociale, realiteti është se ajo ka patur disa konflikte në të kaluarën. Për këtë arsye policia vendosi të shkonte në banesën e saj për t'u siguruar që ajo është mirë.

.Image

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e një vorbulle emocionesh dhe situatash që, për momentin, nuk kanë asnjë lidhje me atë që Britney bën më mirë. Muzika është lënë mënjanë dhe këngëtarja amerikane është përfshirë në polemika njëra pas tjetrës. Videoja ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale, pasi në të shihet Britney që duket shumë keq dhe përveç kësaj, Britney kishte rreth vetes kafshët shtëpiake në vendin ku ndodhej, gjë që shkaktoi edhe më shumë komente.

Kështu që policia shkoi në shtëpinë e saj në Kaliforni. Kur mbërritën, ata nuk u pritën nga Spears, por ishte pjesë e ekipit të saj që foli dhe u ankua për vizitën e tyre. Por në fund janë shprehur se ajo është mirë pas këtij episodi.

Image

Kujtojmë që e gjithë kjo ka ndodhur pasi Britney Spears ka marrë mesazhe në postimin e saj në Instagram me fansat e shqetësuar. “Princesha e Popit” historike doli për të qetësuar gjërat dhe për të shpjeguar pse e bëri këtë. "Fillova të luaj në kuzhinë me thika! Mos u shqetësoni, nuk janë thika të vërteta! Halloëeen po vjen së shpejti!", ishte gjëja e parë që tha Britney për thikat që dukeshin mjaft reale.

Por pasi nuk mjaftoi ky shpjegim, vetë performuesja 41-vjeçare amerikane zbuloi arsyen e vërtetë të videos. “Për kërcimin me thikë kopjoj vetëm Shakirën!!!”, tha ajo, duke kujtuar se pak ditë më parë, gjatë MTV Video Music Aëards 2023, kolumbiania bëri të njëjtën gjë, në ritmin e hiteve të saj më të mëdha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco