Katy Perry do të këtë rol në serialin ‘Peppa Pig’

Katy Perry do të këtë rol në serialin ‘Peppa Pig’

08:47, 29/09/2023
A+ Aa A-

Seriali Peppa Pig është padyshim një nga karikaturat më të njohura në televizion.

Kjo shpjegon pjesëmarrjen në serial të yllit të pop-it me famë botërore Katy Perry, e cila do të luajë personazhin e zonjë Leopardis në një episod të ri që është planifikuar të dalë në 2024.

Deadline raporton se zonja Leopardis do të shfaqet në episodin me tre pjesë “Peppa Pig Wedding Party Special”, me premierë në pranverën e vitit 2024. Zonja Leopardis është një stiliste fustanesh që ndihmon në përgatitjet e dasmës së zotit Pig.

“Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që një talent i tillë i bashkohet aventurave argëtuese familjare në gamën Peppa Pig. Si një prind i dashur dhe fanse e vetë Peppës, Katy Perry është perfekte për të mishëruar karakterin e Lady Leopard”, tha presidenti i Hasbro Entertainment, Olivier Dumont.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco