Nuk duron dot/ Ilda i dërgon dron Stivit brenda në vilë (FOTO)

Nuk duron dot/ Ilda i dërgon dron Stivit brenda në vilë (FOTO)

08:35, 29/09/2023
A+ Aa A-

Dy ditë më parë Ilda u largua me dëshirë nga vila e dashurisë së “Love Island Albania”, duke lënë kështu në mes edhe njohjen e saj me Stivin.

Dyshja kanë qenë çift që prej fillimit, por me vendim të saj rrugët e tyre u ndanë ose të paktën për momentin. Kur po largohej Ilda iu drejtua Stivit duke i thënë se e pret jashtë.

Së fundmi ajo ka publikuar disa instastory ku tregon se ka dërguar dron brenda vilës, për të mbështetur të preferuarin e saj.

Image

Në foto ajo ka bërë tag Stivin, duke treguar kështu mbështetjen e saj për të.

“Më mungon,”-shkruan krahas ajo.

Image

Kujtojmë që të dielën e kaluar nga vila u larguan edhe Artemis dhe Gleni me votat e djemve dhe vajzave të vilës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco