'E vërtetë apo sfidë' me partnerin tuaj, jepi këto pyetje dhe sfida

'E vërtetë apo sfidë' me partnerin tuaj, jepi këto pyetje dhe sfida

08:29, 29/09/2023
A+ Aa A-

Dhoma e gjumit është një nga vendet e pakta në një marrëdhënie ku mund të luani lojra të ndryshmeee :). 

Një prej tyre është truth or dare!

Mos harroni: Nxitja e intimitetit me partnerin duhet të vazhdojë gjatë gjithë marrëdhënies.

Truth or Dare ju ndihmon gjithashtu të zotëroni intimitetin seksual dhe emocional.

Çelësi është të bëni pyetjet e duhura. Këshillë profesionale: Sigurohuni që të komunikoni me partnerin tuaj gjatë lojës për t'u siguruar që ai ndihet i sigurt dhe rehat duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke bërë 'dënimet'. Pëlqimi është i domosdoshëm, ndaj lini hapësirë që partneri juaj të tërhiqet nëse dëshiron.

Nëse ai/ajo zgjedh pyetje:

- Çfarë ke dashur gjithmonë të provosh, por nuk e ke bërë kurrë?
- Cili është kujtimi yt më i çmuar?
- Cila është një pyetje që nuk doje të ta bëja?
- Me çfarë veshje mendon se dukem më seksi?
- Ku mendon se ka qenë (do jetë) puthja jonë më romantike?
- Nga çfarë ke më shumë frikë?
- Cila është pasiguria jote më e madhe në lidhje me marrëdhënien tonë?
- Cili ka qenë mendimi yt i parë për mua?
- Cila është gjëja e preferuar që ne bëjmë bashkë?
- A ka ndonjë ushqim që ju ndez?
- Çfarë është diçka që unë nuk e di për ty?
- Çfarë mendove pas takimit tonë të parë?
- Çfarë do doje të ndryshoje vetja? Po tek unë?
- Të pëlqen të më thuash çfarë të bëj në shtrat, apo preferon të të thonë se çfarë të bësh?
- Cili është lloji yt i preferuar i paralojës?
- Si kam ndryshuar që kur jemi bashkë?
- Çfarë të pëlqen më shumë tek unë?
- Cili është vesi im më i çuditshëm?
- A je aty ku mendoje se do ishe 5 vjet më parë?
- Kur është hera e fundit që ke qarë?
- A ka diçka që po e pret me padurim në lidhjen tonë?
- Cila është mënyra më e mirë për të të ndezur?
- A ke ndonjë talent të fshehur që s'ma ke treguar?
- Cili është vendi ku fantazon shpesh të bësh seks?
- Nëse nuk do të takoheshim më kurrë, çfarë do të më thoje tani?

Nëse ai/ajo zgjedh sfidë:

- Kërce me një këngë për mua.
- Më thuaj diçka që nuk ia ke thënë askujt më parë.
- Më imito.
- Me puth me pasion.
- Përshkruaj ëndrrën më emocionuese që ke parë me mua (edhe nga ato me sy hapur).
- Vër në këng me të cilën gjithmonë ke menduar të bësh seks.
- Më bëj një masazh ku të duash.
- Më dërgo një foto seksi.
- Vendos gjalp kikiriku, nutella (çfarë të doni) në pjesën e preferuara të trupit tim dhe pastaj lëpije.
- Më trego një lodër seksi që do doje ta përdorje.
- Më thuaj diçka tani për të cilën ke qenë duke fantazuar.
- Më përshkruaj skenarin tënd ideal të lojës me role.
- Më jep një lap-dance.
- Më hiq bluzën duke përdorur vetëm një dorë.
- Më trego se çfarë të ka pëlqyer më shumë herën e fundit që kemi bërë seks.
- Pa më prekur, bëj diçka që mendon se do të më ndezë.
- Pretendo se jam një i huaj që takove në club. Tani, përpiqu të më bësh për vete dhe më bind të vij në shtëpinë tënde.
- Ha një frut në mënyrën më seksit të mundshme.
- Shkruaj një mesazh në trupin tim me gjuhën tënde. 
- Pa folur, më demonstro pozicionin tënd të preferuar.
- Hiq një nga rrobat e mia duke përdorur vetëm dhëmbët.
- Më lidh sytë dhe më prek më pas me një objekt të rastësishëm derisa të gjej se çfarë është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco