Selena Gomez dhe Justin Bieber paskan një tatuazh të përbashkët

Selena Gomez dhe Justin Bieber paskan një tatuazh të përbashkët

08:13, 29/09/2023
A+ Aa A-

Selena Gomez dhe Justin Bieber janë padyshim një nga ish-çiftet më të komentuara ndonjëherë.

Ndonëse janë ndarë shumë vite më parë dhe secili ka vazhduar jetën e tij, kujtojmë këtu që këngëtari është i martuar me Hailey Bieber, fansat sërish nuk i ndajnë nga njëri-tjetri.

Së fundmi në internet po qarkullon një video e cila tregon se dyshja paskan një tatuazh të përbashkët.

Të dy ata kanë të tatuazhuar dy duar që janë në pozicion lutjeje. Selena e ka tatuazhin në pjesën e kofshës ndërsa Justin në pulpën e këmbës sipas videos. (e cila mund të jetë edhe e montuar).

 

@patriciatagubaa idk why they have it. Recent photo is justin’s. SG’s was posted back in 2020 😳🫢 #justinbieber #selenagomez #fyp #foryou #jelena ♬ Ring - Selena Gomez

 

Sakaq kujtojmë që më herët teksa foli për ndarjen e saj nga këngëtari, Selena u shpreh: “Gjithçka ishte kaq publike. Ndihesha e përhumbur nga një marrëdhënie e kaluar që askush nuk donte ta linte të shkonte. Pastaj thjesht e kalova atë dhe nuk kisha më frikë.

Ndjehesha sikur më duhej të kaloja dhimbjen më të madhe ndonjëherë dhe më pas thjesht harrova gjithçka me një lëvizje, ishte vërtet konfuze. Por unë mendoj se kjo duhej të ndodhte dhe në fund të fundit ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.

Bëhet fjalë për më shumë se një dashuri të humbur. Unë jam duke mësuar të zgjedh veten time, të zgjedh jetën.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco