Historia e turistes me ngjyrë që vizitoi Shqipërinë ‘Më thanë mos të shkoja, por ky vend ishte surpriza ime më e madhe!’

Historia e turistes me ngjyrë që vizitoi Shqipërinë ‘Më thanë mos të shkoja, por ky vend ishte surpriza ime më e madhe!’

22:11, 26/09/2023
A+ Aa A-

“U ndjeva shumë komode gjatë vizitës sime në Shqipëri dhe do jua shpjegoj pse. Më është bërë shumë shpesh pyetja se si ishte Shqipëria dhe sa vend miqësor është kundrejt turistëve, sidomos kundrejt atyre me ngjyrë. Përpara se ta vizitoja këtë vend, më kishin thënë mos të shkoja aty, pasi kishin dëgjuar raste të trafikimit të njerëzve e që nuk ishin mikpritës ndaj turistëve, por, ndodhi krejt e kundërta nga ajo që prisja.

Dua të thëm paraprakisht se ky ishte një udhëtim vetëm.

Shkova në fillim në Tiranë, dhe nuk tallem kur ju them se të gjithë ishin super të sjellshëm! Stafi i hotelit ishte shumë miqësor dhe më sugjeruan një vend të mirë për të ngrënë darkën: ishte vendi më i mirë që kam shkuar ndonjëherë, isha e surprizuar!

Pasi kalova 24 orë në Tiranë, mora autobuzin për në Sarandë. Aty njoha ca miq të rinj, të cilët më treguan vendet më të këndshme për të vizituar.

Unë kisha rezervuar një hotel dhe dëshiroja një pamje specifike nga ballkoni, por për fat të keq, një dhomë e tillë nuk ishte e disponueshme. Nuk ju gënjej kur u them që u mërzita pak. Më pas, njoha një zonjë e cila po ashtu kishte rezervuar në hotel. Teksa po shikonim fotot e mia në Instagram, kjo zonjë shkoi tek pronarja e hotelit dhe i tha që do të shkonte në një dhomë tjetër, për t’ma lënë mua dhomën me pamje, pasi mendoi që është më e rëndësishme për mua.

Kështu, përfundova në dhomën me pamje fantastike.

Ju kujtohet kur ju thashë se ishte një udhëtim ‘solo’? Epo, unë mora një shofer, i cili më lëvizi kudo e shkrepi foto e video fantastike për mua.

Të dilja në darkë ishte një gjë të cilës i druhesha, referuar asaj që kisha dëgjuar për Shqipërinë. Por, më besoni kur ju them që shqiptarët dinë si të kërcejnë e ta shijojnë një festë!

Përfundova duke u rikthyer sërish në Shqipëri gjatë verës, dhe kalova akoma edhe më mirë!

Pra, nëse Shqipëria ka qenë në listën e vendeve që duhet te vizitoni, unë po ju them më plot bindje që ja vlen!”

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zim (@zimeee)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco