Ç’ domethënie ka? Fred De Palma bën tatuazhin e veçantë, dedikuar Jorit

Ç’ domethënie ka? Fred De Palma bën tatuazhin e veçantë, dedikuar Jorit

15:36, 26/09/2023
A+ Aa A-

Modelja Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma po shijojnë romancën, e dedikimet dhe momentet e bukura që kalojnë së bashku nuk ua kanë kursyer as ndjekësve të tyre.

Këtë herë ata duket se janë arratisur me pushime në një vend emrin e të cilit nuk e ka zbuluar, por kjo pak rëndësi ka për ne, pasi të gjithë jemi të fokusuar të ata të dy.

Në një fotogaleri në Instagram, Jori shfaqet duke bërë një tatuazh në qafën e të dashurit të saj, që duket të jetë shkronja e parë e emrit të saj.

Më pas në një foto tjetër, shfaqet Fred De Palma duke i hequr këpucën nga këmba Jorit.  Të gjitha i ka zbuluar vetë modelja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco